Ankimet për 25 prillin, shtyhet vendimi për Gjirokastrën! Shqyrtohet Vlora, KAS rrëzon PD për prova shtesë

18 Maj 2021, 15:44 | Përditesimi: 18 Maj 2021, 15:44

KAS ka shtyrë vendimin për ankimin e PD dhe LSI për rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit në qarkun e Gjirokastrës. Pasi ka shtyrtuar ankimimin për Vlorën, KAS ka vendosur të rrëzojë kërkesën e PD për prova shtesë nga institucionet dhe e tjera publike, ndërsa ka pranuar kërkesën e LSI për të marrë informacion në sa qendra votimi nuk ka funksionuar pajisja PEI në këtë qark. Me kërkesën e dy anëtarëve do të kërkohet edhe informacioni i kryqëzimit të të dhënave të Pajisjes PEI për këtë qark.

Teksa PD dhe LSI kanë paraqitur pretendimet e tyre për Vlorën, kurse, përfaqësuesi i PS, Eridian Salianji i kërkoi opozitës mos vijonte më me kërkesat e tjera ankimore pasi sipas tij nuk po sillte asnjë gjë të re dhe i kërkoi KAS të refuzojë shqyrtimin e ankesave.

Akuzat më të forta për Gjirokastrën kanë qenë për votim të dyfishtë, por këtë e mohoi në mbledhje përfaqësuesi i PS i cili tha se ka zero shanse të ketë ndodhur, ndërsa për problemet teknike thotë se duhet të përgjigjen personat përgjegjës. Ivi Kaso i PD nga ana tjetër theksoi  se provat sipas tij janë të qarta dhe i mbetet në dorë KAS të vendosë nëse paligjshmëria shkakton pavlefshmëri dhe a duhet përsëritur procesi ose jo.

Për qarkun e Vlorës mbledhja do të vijojë sërish nesër. Administrata e KQZ dje përfunduar shqyrtimin e materialeve zgjedhore për 24 kutitë me materiale zgjedhore për qarkun e Beratit, për të gjetur parregullsi me kërkesë të LSI-së. Për shkak të volumit të materialit zgjedhor dhe shqyrtimit të imtësishëm që do t'i bëhet këtyre, KAS ka vendosur që vendimi përfundimtar për qarkun e Beratit të jepet po nesër, nëse do të ketë apo jo rinumërim.

b.ha./Shqiptarja.com