Ankimimet për zgjedhjet e 25 prillit, KAS mblidhet për shqyrtimin e kërkesave të PD dhe LSI për qarkun e Beratit

14 Maj 2021, 10:10 | Përditesimi i fundit: 2021-05-14 13:29:04

KAS ka filluar mbledhjen e rradhës ku do të shqyrtojë kërkesën ankimore të PD-LSI për rezultatin e zgjedhjeve në qarkun Beratit.

PD ka ankimuar rezultatin e 25 prillit në qarkun e Gjirokastrës, si edhe në 8 qarqe të tjera me argumentin e PS-ja ka blerë masivisht votat nga individë me rekorde kriminale, se ka dhënë leje legalizimesh , ndihma ekonomike, pagesa për tërmetin për vota në favor të socialistëve. Surprizë në kërkesën e tyre ishte se nuk kërkonin rinumërim të votave, por direkt rivotim në këto qarqe, përveç atyre ku dolën fitues.