Antimafia shkatërron kartelin italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, 15 të arrestuar! Të lidhur dhe me ‘Ndragheta’, droga me vlerë 8 mln euro

14 Janar, 19:37

Drejtoria e Antimafias së Bolonjës njoftoi sot se shkatërroi organizatën ndërkombëtare në Emilia Romagna dhe deri në Lazio dhe Kalabri. Aktivitet në Shqipëri, Kosovë, Ekuador dhe Holandë. Menaxhuan rreth 350 kg kokainë, heroinë, hashash dhe marijuanë. Lidhje ‘biznesi’ dhe mes klaneve mafioze