Anulimi i zgjedhjeve, kryetari i KQZ largohet nga mbledhja: Nuk kam kompetenca, Biba: Dekreti i Metës i pavlevshëm

10 Qershor 2019, 14:18 | Përditesimi i fundit: 2019-06-10 17:46:59

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhej në orën 12:00, për të shqyrtuar dekretin e Presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, pa afat. Dekreti mbërriti në 11:20, por teksa ora shënoi 12:00, kryetari Klement Zguri e shtyu mbledhjen me dy orë, për në 14:00, pa dhënë sqarime për median për keë vendim. 

Mbledhja urgjente bëhet  pas deklaratës së jashtëzakonshme të Presidentit Ilir Meta që sot firmosi para kamerave dekretin për zhdekretimin e zgjedhjeve dhe anulimin e tyre në një afat të pacaktuar.

Në dekretin e Metës për anulimin e zgjedhjeve, në nenin 2 të tij, Meta ka "detyruar" KQZ për zbatimin e dekretit, në mënyrë që të anulojë procesin zgjedhor të nisur për garën elektorale të 30 qershorit. Vendimi më tej, do të kalojë në Kolegjin Zgjedhor.

Siç u vendos në mbledhjen e kryesisë së Partisë Socialiste sot, zhdekretimi i Metës, i cili nuk ekziston në asnjë pikë të kushtetutës si term, do të kalojë në KQZ, dhe më tej në Kolegjin Zgjedhor për t'u shqyrtuar vlefshmëria e tij.

Mbledhja është thirrur nga nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba dhe anëtari Bledar Skënderi.

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri e quajti një situatë mjaft të vështirë, një sfidë - siç ai u shpreh - vënien në tryezën e KQZ-së të dekretit të presidentit Meta për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit, dhe për të detyruar këtë institucion ta zbatojë dekretin. Nga ana tjetër është edhe kërkesa e nënkryetarit Denar Biba dhe anëtarit Bledar Skënderi të thirrur për pavlefshmëri të dekretit.

Duke e cilësuar një situatë të rëndë, dhe që mund të ngjallë debat të fortë, kreu i KQZ-së ka braktisur mbledhjen.

"Duket si një lloj sfide nga një anë kam një dekret që zhdekreton datën e zgjedhjeve përmes një dekreti dhe tjetra kërkesa e dy kolegëve, sfida në raport me vlefshmërinë e dekretit