Meta firmos LIVE dekretin e anulimit pa afat të zgjedhjeve: Datën e re caktojeni me marrëveshje politike (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta firmosi Live para mediave në konferencën e jashtëzakonshme që mbajti në orën 8 të këtij mëngjesi, dekretin ku anuloi zgjedhjet e 30 qershorit 2019. Ai tha se pa pasur një datë të caktuar nga presidenti nuk mund të mbahen zgjedhjet. Kreu i shtetit bëri për herë të parë publik argumentet e këtij vendimi, dhe tha se zgjedhjet vendore janë shtyrë në një afat të pacaktuar. Data e re theksoi ai, duhet të vijë me marrëveshje politike mes palëve. 

"Në çdo rast shfuqizimi i dekretit për zgjedhjet e 30 qershori nënkupton shtyrjen e tyre për një datë tjetër. Anulimi i zgjedhjeve është mjeti i vetëm për të parandaluar situatën dhe do shpërbejë si nxitje për dialog. Në Shqipëri vendi po shkon drejt votimeve një partiake që do të bënte një regres për të ardhmen europiane të vendit. Nëse zgjedhjet do bëhen pa garë do përcillte një mesazh të gabuar se Shqipërisë është orientuar në një qasje të ndryshme nga ajo që ka ndjekur deri më tani. Më 2020 Shqipëria kryeson OSBE dhe duhet t'i paraprijë kryesimit të kësaj organizate me shembullin më të keq. Me vetëdije të plotë se kushtet nuk mundësojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme, me bindjen se ky vendim është mënyra e vetme për zgjedhjen e saj, si kreu i shtetit në përputhje me kushtetutën kam vendosur që të dekretoj shfuqizimin e dekretit dhe anulimin e datës 30 qershor. Ftoj të gjithë aktorët të nisin dialogun për gjetjen e një zgjedhje të shpejt. Zhvillimi i zgjedhjeve në kushtet e tensionuara sjell jo vetëm bojkot por edhe rrezikun e një konflikti civili. Presidenti ka përgjegjësinë që të sigurojë bashkëjetesën demokratike e cila vjen para çdo rregullimi tjetër", u shpreh kreu i shtetit.

Meta tha se shfuqizimi i dekretit dhe anulimi i zgjedhjeve, sipas tij për të mbrojtur vlerat dhe parimet kushtetuese, nuk paraqet pengesa kushtetuese. Ai dha edhe shembuj të tjerë të shtyrjes së zgjedhjeve në Shqipëri në situata që ai i quajti të pazakonta.

Konferenca e jashtëzakonshme vjen dy ditë pas anulimin e dekretit për zgjedhjet e 30 qershorit, i cili u njoftua të shtunën, në nisje të protestës së tetë kombëtare të opozitës kundërqeverisë.

( Kliko këtu ) Deklarata e plotë e Presidentit Meta për shfuqizimin e dekretit të zgjedhjeve

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:18
Meta: Rama - Basha nxitje dhe provokime ndaj njëri-tjetrit me protesta e anti-mitingje

Presidenti fajësoi dy palët politike për nxitje të dhunës dhe përçarjen mes popullit. Ashtu sikundër dhe kryedemokrati Basha e akuzuar kryeministrin Rama për takimet e tij në të njëjtën ditë me protestën, edhe kreu i shtetit i quajti anti-mitingje.

'Presidenti ka ndjekur të gjitha protestat ashtu si ka evidentuar përgjigjen e mazhorancës. Të dy palët kanë bërë nxitje për provokime ndaj njëra tjetrës. Zhvillimi i protestave dhe deklarimeve të opozitës si dhe antimitingjet e mazhorancës nuk japin siguri për zgjedhje të lira të ndershme. Në këtë mënyrë nëse dita e zgjedhjeve do të kthehet në një betejë force mes mbështetësve të mazhoracës dhe opozitës apo në një betejë mes qytetarëve dhe organeve ligjzbatuese zgjedhjet do të humbisnin vlerën e tyre në një shoqëri demokratike dhe nga një mjet esencial i garantimit të një shoqërie demokratike do të ktheheshin në një mjet rreziku për bashkëjetësën demokratike dhe unitetin e popullit tonë. Në kushtet aktuale anullimi i zgjedhjve është mjeti i vetëm i zgjidhjes së krizës poltike. Shtyrja do të shërbejë për dakordësinë e një dialogu', tha Meta.

Ora 09:15
Meta: Anulimi i zgjedhjeve nuk krijon vakum institucional! Ja deri kur do vazhdojnë mandatet e kryetarëve aktualë

1560146657_meta.jpg

Presidenti Ilir Meta deklaroi se anulimi i zgjedhjeve lokale të 30 qershorit nuk krijon vakum institucional pasi mandati i kryetarëve të Bashkive vazhdon që nga betimi i i tyre e deri në betimin e kryetarëve të rinj.

"Ligji parashikon edhe garancinë se qytetarët nuk do të preken. Ushtrimi i mandatit të kryetarit të bashkisë fillon në çastin kur bënë mandatin dhe vijon derisa të bëjë betimin kryetari tjetër. Kështu nuk krijohet vakum funksional", tha Meta.

Ora 08:57
Anulimi i zgjedhjeve/ Meta: Është një situatë ekstreme që ka ndodhur edhe më parë

Presidenti i Republikës ka deklaruar se shtyrja e zgjedhjeve vendore nuk është një precedent i cili nuk ndodh për herë të parë në vend, duke kujtuar zgjedhjet për Bashkinë e Kavajës të cilat u shtynë për shkak të mungesës së një kandidati, në një datë me zgjedhjet parlamentare.Ndërsa kujtoi edhe precedentin e vitit 2017, kur për shkak të krizës politike zgjedhjet u shtyë për një javë derisa palët politike u ulën në dialog.

"Shfuqizimi i dekretit dhe anulimi i datës së zgjedhjeve për të mbrojtur vlerat dhe parimet kushtetuese nuk paraqet pengesa nga kjo pikëpamje. Në nenin 65 janë përcaktuar detaje nga kushtetuta. Në kushtet kur për shkaqe të ndryshme nuk do regjistrohen asnjë kandidat zgjedhjet do shtyheshin për një datë tjetër. Kjo është një situatë ekstreme që ka ndodhur edhe më parë në vendin tonë. Data në Bashkinë e Kavajës kur ka munguar kandidati u shty për tej një afati tjetër. Duhet të respektohen standardet kushtetuese. Presidenti ka të drejtë për të siguruar pluralizmin politik dhe paqen në vend.

Në vitin 2017 presidenti i Republikës caktoi datën 7 Maj për zgjedhje në Kavajë. Pas shkak të mosregjistrimit të kandidatit të opozitës data u shty në një datë me zgjedhjet për Kuvendin.

Realizimi i zgjedhjeve në datën 18 qershor në vitin 2017 ato u shtynë derisa palët politike u ulën në dialog për t'u zhvilluar në datë 25 qershor,

Shtyrjet e proceseve zgjedhore janë diktuar në situata të pazakonta që kanë sjellë ndërhyrjen e presidentit të republikës. Në rastet e cituara palët kanë dialoguar", tha Meta.

Ora 08:53
Presidenti firmos dekretin për anulimin e zgjedhjeve dhe pozon nga kamera me simbolin e shqiponjës (FOTO-VIDEO)

Në fund të argumenteve që paraqiti për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, presidenti Ilir Meta zgjodhi të firmosë përpara kamerave dhe gazetarëve dekretin që shfuqizon datën për zgjedhjet lokale në vend. Pasi ka hedhur firmën ai e ka kthyer dokumentin përpara kamerave për të dëshmuar aktin e tij.

Ndërsa pas kësaj presidenti ka bërë edhe simbolin e shqiponjës me dy duar për të dëshmuar se vendimi i tij vjen pikërisht për të mirën e vendit, gjë për të cilën u shpreh edhe gjatë fjalës së tij.

1560149152_meta.jpg

Këtë gjest e kemi parë edhe më herët nga lideri demokrat Lulzim Basha, që pasi këndon himnin në fund të çdo proteste, më tej bën simbolin e shqiponjës.

1560022417_basha.jpg

Ora 08:31
Meta flet me gjuhën e opozitës: Zgjedhje një partiake, pa garë, proces fiktiv (VIDEO)

Gjatë konferencës së jashtëzakonshme ku dha argumentet për anulimin e zgjedhjeve më 30 qershor, duke thënë se ato do të shtyhen pasi të arrihet një marrëveshje politike për datën e re, Presidenti Ilir Meta në pjesën më të madhe, foli me gjuhën e opozitës. Ai përmendi të njëjtat akuza si të opozitës joparlamentare, jo vetëm ndaj qeverisë, por edhe ndaj procesit zgjedhor. Njëjtë si opozita, Meta tha se partia e re, Bindja Demokratike e Astrit Patozit, u regjistrua në KQZ përtej çdo afati. Votime njëpartiake, zgjedhje pa garë dhe një proces fiktiv e quajti Meta këtë proces që sipas tij do të cënonte integrimin e Shqipërisë. Fjalë këto të dëgjuara dhe të arktikuluara, njëjtë, edhe nga opozita. Ai akuzoi mazhorancësn edhe për kapje totale të institucioneve.

Si argument të parë për anulimin e zgjedhjeve Meta tha se ishte rreziku real për një situatë të përshkallëzuar ditën e zgjedhjeve, por vijimi i konferencës më tej ishte qartazi një sulm ndaj mazhorancës me akuzat e opozitës. Meta tha se opozita nuk ka shprehur ndonjëherë vullnet për të mos marrë pjesë në zgjedhje, por sipas Metës, ka prova, duke cituar edhe raporte të OSBE/ODIHR (akuza që LSI ka bërë kundër qeverisë), për shkelje ndaj procesit zgjedhor.

"Zgjedhjet e lira dhe demokratike janë baza e një shoqërie demokratike. Si një prej instrumenteve të demokracisë zgjedhjet shërbejnë për të pasqyruar vullnetin e popullit. Në këtë vështrim realizmi i zgjedhjeve pa garë është në kundërshtim me parimet demokratike. E drejta kushtetuese për të zgjedhur nuk zbatohet. Referuar të dhënave që kanë mbledhur partitë në zgjedhjet e shkuara, zgjedhjet pa garë dhe pa prezencën e opozitës cënojnë kushtetutën. Sipas nenit 1, pika 3 qeverisja bazohet në një sistem zgjedhjesh të lira.  Koncepti kushtetues nuk mund të konsiderohet i përmbushur vetëm në aspektin e mundësisë së pjesëmarrjes në votime. Kjo do e çonte Shqipërinë në listën e vendeve jodemokratike.

Ndryshe ndodh në rastin e zgjedhjeve vendore. Është pushteti vendor që kujdeset për problemet e zgjedhësve. Pushteti lokalë është më afër qytetarëve. Në këtë mënyrë referuar parimeve kushtetuese nëse në zgjedhjet lokale merre pjesë vetëm mazhoranca qytetarëve i cënohet e drejta për të zgjedhur.

Presidenti ka detyrimin të zbatojë kushtetutën për të drejtat e njeriut dhe të kontribuojë për realizimin e tyre. Kur kjo e drejtë cënohet presidenti ka të drejtë të ndërmarrë çdo akt për ta kthyer këtë.

Kryetari i shteti ka detyrimin të mbrojë parimet duke ndërhyrë në çdo rast kur ato cënohen

Është fakt se në mënyrë të vazhduar opozita nuk ka shprehur vullnetin për të mos hyrë në zgjedhje, por referuar fakteve, edhe raporteve të OSBE/ODIHR ka ngritur pretendimin se zgjedhjet nuk do të jenë të lira dhe të ndershme. Kjo nënkupton se ato dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhje por konkurrim i lirë me rregulla të përcaktuara. Është detyrë e qeverisë ta garantojë këtë. Nëse ky detyrim nuk përmbushet, i vetmi autoritet që ka mundësi të ndërhyjë është presidenti.

Ai ka vendosur që të ushtrojë funksionin e tij për të garantuar të drejtën për të zgjedhur.

Zhvillimi i zgjedhjeve në kushtet tensionuara sjell jo vetëm bojkot por edhe rrezikun e një konflikti civili. Presidenti ka përgjegjësinë që të sigurojë bashkëjetesën demokratike e cila vjen para çdo rregullimi tjetër", tha Meta.

Ora 08:25
Meta: Zgjedhjet do të shtyhen në afat të pacaktuar. Data të dakordësohet politikisht

1560147588_meta.jpg

Meta tha se dekreti i tij për të shfuqizuar dekretin e zgjedhjeve, nënkupton se anulimi i 30 qershorit, do  të thotë shtyrje e tyre përtej afatit të caktuar zgjedhor. Por kjo sipas tij nuk paraqet pengesa kushtetuese. Ka diferencë tha Presidenti për rregullat e mbarimit të mandatit të Kuvendit dhe ato të mbarimit të mandatit për organet e njësive të qeverisjes vendore.

Meta tha se data e ardhshme e zgjedhjeve do të caktohet brenda një afati të arsyeshëm, por kjo datë do të jetë e dakordësuar politikisht.

Meta tha se kërkon zgjidhjen e situatës me marrëveshje politike. "Të krijohet hapësirë kohë e nevojshme që palët të diskutojnë për të gjetur rrugën e krizës", tha ai.

Ora 08:09
Meta: Ka rrezik potencial për përshkallëzim të paparashikueshëm social me pasoja të paimagjinueshme (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta tha se ka një rrezik real sipas tij që vendi të shkojë në drejt një përshkallëzimi të paparashikueshëm 'social' siç ai u shpreh që mund të sillte pasoja të mëdha për vendin. Kështu argumentoi Meta këtë të hënë duke argumentuar përse mori vendimin për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit.

"Përpos thirrjeve, mesazheve dhe presidentit të Republikës për thirrje për dialog palët politike nuk janë përgjigjur. Mazhoranca thotë se do shkojë e vetme në zgjedhje pa ezauruar asnjë mundësi për zgjidhjen e krizës politike. Nga ana tjetër opozita shprehet e vendosur se do të pamundësojë zgjedhjet. Si president i Republikës theksoj ekziston rreziku real që Shqipëria të shkojë drejt përshkallëzimit të paparashikueshëm social që mund të shkaktojë pasoja të paimagjinueshme. E konsideroj rrezik për stabilitetin, qetësinë, dhe paqen në vend", u shpreh presidenti.

Ora 08:05
Meta: Pa pasur datë nga Presidenti, zgjedhjet s’mund të zhvillohen (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta në konferencën për media këtë të hënë në 8 të mëngjesit, citoi kushtetutën (nenin 92 pika gj) duke thënë se pa pasur datë nga presidenti nuk mund të zhvillohen zgjedhjet.

"Presidenti i Republikës është organi i vetëm që ka për kompetencë caktimin për datën e zgjedhjeve. Kushtetuta përcakton se presidenti datën për zgjedhjet. Sipas kushtetutës pa pasur një datë të caktuar një datë nga presidenti zgjedhjet nuk mund të zhvillohen. Zgjedhjet që të jetë pikërisht presidenti i vetmi që cakton datën e zgjedhjeve është e lidhur me rolin si kreu i shtetit.

Dita e zgjedhjeve duhet të jetë një ditë bashkimi dhe jo një ditë përçarje. Data e zgjedhjeve është dekretuar në muajin nëntor në kushtet e një klime normale politike në vend. Presidenti ka ndjekur në vijimësi shprehjen e vullnetit të forcave politike për të qenë pjesë e këtij procesi. Partitë politike nuk janë regjistruar në zgjedhje duke prezantuar edhe shkaqet që sipas tyre kanë të bëjnë me faktin që nuk garantohen zgjedhje të lira. ky vendim ka pasuar me djegien  e mandateve duke bërë që edhe jeta parlamentare të kalojë në krizë. Vendi nuk ka krizë kushtetuese dhe Gjykata e Lartë ka dalë jashtë funksionit duke sjellë mos balancimin pushteteve", tha Meta.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 10/06/2019 18:31

    Bejne shqiponjen dhe vjedhin shqiperine

    Përgjigju
  • Donela: 10/06/2019 16:38

    Kanceri i ketij vendi qe nuk ben perpara jane Sali Berisha dhe Ilir Meta,po nuk u denuan keta monstra keta plehra ky vend nuk gjen derman.

    Përgjigju
  • dixhitali: 10/06/2019 16:16

    Provincial i rendomte,as te ece nuk din e as shqiponjen te beje me ato duar te ndyra ne vjedhje pa fund,i befshi ilace per ty e per Monen.

    Përgjigju
  • Like: 10/06/2019 16:09

    Metastaza e shqiperis ,e keqja me e madhe e shqiperis esht familja juaj,zoti ju denoft per cdo te keqe qe keni ber popullit,ishalla zoti ju dergom te kqijan qe keni ber ju popullit ne familje ne shpija tuaja

    Përgjigju
  • AltinTop: 10/06/2019 15:32

    Me ne fund u shpall zyrtarisht lufta kunder perendimit...

    Përgjigju
  • Ehe: 10/06/2019 15:08

    Ky skrapaliu as qe i lexon komentet tuaja prej luftetaresh miu ne tastiere jeni komplet pa efekt lol.Pse nuk dilni ne rruge ju te merni gjithe faren e fisnin me dele dhe qen rrugesh derisa te qerohen kto munika ilir sali lul edi rama gramoz etj etj ku jeni ju patriotat e dhjere kur behet fjale me mbrojt voten kushtetuten dhe vendin nga mafia dhe krimi?Pse sdlini dhe ju si mercenaret e bashes ne rruge derisa tkuptojne qe dhuna sjell vetem dhune dhe te largohen vete ?Apo me lehte gam gam mbrapa ekranit?

    Përgjigju
  • BESNIK: 10/06/2019 14:01

    O qelbesir e kombit qe me ato duar te poshtra na ben shqiponjen,po si nuk del nje Avni Rustem i dyte per kete mortje qe e mban peng shqiperin me krimet dhe poshtersite e tij.Fajin e kane dhe nderkombetaret qe e presin ne vendet e tyre kete plehre.

    Përgjigju
  • Qytetari dixhital: 10/06/2019 13:56

    Kurseja popullit kete aktrim te shemtuar,je i mbaruar Like e po te vjen SPAKU!!!!!!!!!

    Përgjigju
  • Enxhi: 10/06/2019 13:48

    Ky bastard duhet te pergjigjet para drejtesise,boll me filma,skenare e aktrim te peshtire,intrigat e hilete e tua ja kane sosur durimin c'do qytetari te ndershem.

    Përgjigju
  • Like: 10/06/2019 13:43

    Kur shikoj kete te pafytyre se c'me kujton thaset me flori te ngarkuar mbi gomar,ptu race e felliqur gjer ne palce

    Përgjigju
  • TONI TRANA: 10/06/2019 13:43

    Patjeter qe i ka thone gruaja Monika Fallxhorja qe do shtysh zgjedhjet edhe pike.

    Përgjigju
  • SPAK: 10/06/2019 13:30

    armik i shqiptare dhe i shqiperise ilir kryehajduti vjedhes i pasurise shterore dhe i korrutuar deri ne palce

    Përgjigju
  • daja likja: 10/06/2019 13:21

    Pleher,letyre,kryhajdut,intrigant.........

    Përgjigju
  • Lori: 10/06/2019 13:12

    O Zot na hapi barkun ku shushunje me kete pamje kafke,ky sharlatan kryebandit qe krenohet duke firmosur nje veprim kriminal,intrigant i peshtire.

    Përgjigju
  • DONELA: 10/06/2019 13:08

    Nje pafytyresi te tille ky popull nuk e meriton,shkarkojeni monstren e te veje ne SHQUP, atje e pret Berishe Krimineli se kane pune bashke,plehrat e kane vendin ne koshin e plehrave,per keta ndjen veten neveri e perbuzje,po shqiponjen kush ta kerkon pleher qe ke 30 vjet qe tall menderen me kete popull fukara,me intriga gjer ne Skrapar mund te vesh ja me larg.

    Përgjigju
  • roni: 10/06/2019 13:08

    Nese per nje moment harrojme emrat e Presidentit te Republikes dhe te Kryeministrit, arrijme menjehere ne perfundimin Se kercenimi i drejperdrejte qe i vjen figures se presIdentit (misherim i unitetit te popullit te zgjedhur nga parlamenti me nje shumice te kalifikuar = me mbi 3/5) nga kryeministri (misherimim i shumices ne parlament i zgjedhur kryeminister po nga kjo shumice dhe i dekretuar nga Presidenti i Republikes) s'eshte gje tjeter veçse shprehje e qarte e nivelit diktatorial ku ka arritur qeverisja aktuale ne Shqiperi, rrezik i drejtperdrejte i nivelit pothuajse pa kthim qe ka arritur konflikti sociali. Eshte veertet per te te ardhur keq qe disa qeveritare qe nuk ngopen ndonjehere duke u ushqyer me mishin e popullit, jane gati ta çojne vendin ne lufte civile vetem per hire te ruajtjes se interesave te tyre. Ne asnje vend sadopak demokratik, s'ka mndodhur qe pas fundit te luftes se dyte boterore qe Kryeministri te kercenoje Presidentin e republikes. VERTET TURP I MADH!!!!!

    Përgjigju
    • mos u nxito: 10/06/2019 19:50

      e ke hedhur bukur komentin por mos u nxito.cti besh nje maxhorance qe mbasi te ve te shkarkon sepse nuk zbaton kushtetuten?bravo ma mer mendja apo jo?drejtesi ndryshe.keshtu qe i bie qe kjo mazhorance te rrije kurse ata qe demek lane karriget te rrine aty ku jane ne rruge .e kunderta quhet ik ti te vij une .zgjedhje pa ed ramen nuk ka sepse po e tregon veten.thjesht duhet te vije momenti qe dhe presidenti ta beje balte qe ta heqin.kaq thjeshte paster me durim dhe dashuri

  • Pirati: 10/06/2019 12:49

    A te genjen mendja o letyre. Si nuk hapet dheu e te te perpij o hajdut me cizme. Mendon se je mbi ligjin. Po te vjen burgu rrotull.

    Përgjigju
  • Popull: 10/06/2019 12:42

    Te shkarkohet nje president qe nuk Ben detyren e ti ,por mbron opoziten Opuzites nuk I jane mohuar zgjedhjet Por nuk u realizua plani Berisha Meta se dorezimi I mandateve te ishte vetem presion per te marre pushtet ne tavoline, per te prishur reformen ne drejtesl..... Opozita e zgjudhi me deshire te mos merrte pjese ne zgjedhje Kjo qe ben president I tmerruar nga frika e zullumeve mos na beje shqiponjen se dashuria per kombin nuk tregohet keshtu , por mblidh ne radhe te pare tet shoqe e mos ver interesat e opozites mbi ato kombetare

    Përgjigju
  • Alb: 10/06/2019 12:35

    President fshataresk me mentalitat te ulet katunari primitiv, hajdut ordner..... Ju lutemi mos beni gjestin e shqiponjes se na vjen per te vjelle.... Shqiptar eshte ai qe jep edhe jeten e tij per te miren e vendit Kurse ju vidhni buken e femijeve tane per dite.. Urrejtja dhe mallkimi I populli do ju ndjeke per dite deri sa te perfundoni ne gijotine si Maria Antuaneta

    Përgjigju
  • Blerta: 10/06/2019 11:44

    Vetem me 30 qeshor ka zgjedhje....cdo date tjeter eshte krim kunder popullit.Kushtetuta nuk eshte as e presidentit,as e partive politike.Opozita nuk merr pjes ne zgjedhje me vullnetin e saj prandaj nuk i rruhet askujt se do shkaterrohen si parti PD-LSI. Asnje leshim ndaj partive te dhunes

    Përgjigju
  • Loni: 10/06/2019 11:33

    Spo i hyj komenteve ka nuk ka te drejt , po zgjedhje me nje kandidat siur nuk ka kuptim Kryeministri duhet te gjente nje zgjedhje pamvarsisht se opozita ben kerkesa deri duku ekstreme. Se nje gje eshte vene re ne Shqiperi ate karriken cilido qe uled e dashka me teper se vendi vet po e po . por dhe Mamne se vene para karrikes. Turp per eliten politike qe kemi arritur te prodhojme si popull.

    Përgjigju
  • Mr Ambassador: 10/06/2019 11:28

    Imperative ne kete situate eshte mbrojtja e jetes, prones dhe ecurise se zhvillimit te familjeve dhe sipermarrjeve qe jetojne dhe punojne ne Shqiperi. Fatkeqesisht, plot tre dekada nga renia e komunizmit ne si qytetare shqiptare nuk kemi ende besim a shprese tek njerezit tane, tek klasa politike e deleguar dhe e paguar prej nesh te ndermjetesoje per zgjidhjen sa me te bute te konflikteve shoqerore. Ende duhet te qendrojme me syte nga jashte, nga ambasadoret dhe kancelarite e huaja, si femije te cerdheve e kopshtve qe zgjidhjen e zenkave e kerkojne tek edukatoret. Zgjidhje ka, me dash. 1. Rama jep doreheqjen nga KM, por mbetet drejtues politik i PS-se 2. Vendoret shtyhen ne Shtator 3. Zgjedhjet politike ne Mars 2020 4. PS formon qeveri te re, shprehje e shumices se saj politike 5. Meta jep doreheqjen dhe PS zgjedh nje President te ri, me pelqimin (mbi emrin) e paleve te tjera Keshtu Rama, Meta, PD-ja e te tjere mund te garojne lirisht, pa patur njekohesisht poste publike. Ekuilibrat e reja politike te dala nga dy palet e zgjedhjeve percaktojne zgjidhjet ne institucionet e tjera (gjykata etj).

    Përgjigju
  • Alb: 10/06/2019 11:13

    Po me mir te vriste veten

    Përgjigju
  • Tomorri: 10/06/2019 10:36

    Q'na kujtoi Adil Qarqanin

    Përgjigju
  • Arbëri: 10/06/2019 10:26

    Komedi tragjike për vetveten e vet , president opozitar që u kap vet në litar ...!!!

    Përgjigju
  • Lori: 10/06/2019 10:22

    Tashme je nje ish president o hajdut.Me vota te vjedhura arrite aty ku je.Nuk la kushtetut qe shtyn zgjedhjet se ashtu don fallxhorja jote dhe plaku Mere.Je ne konflikt familjar prandaj o jep dorheqjen ose shkarkim i menjehershem nga parlamenti.Nuk ka faj populli se fallxhorja nuk ta jep me po nuk shtyve zgjedhjet.Ne 8 vite sa her i shtyt zgjedhjet per opoziten?Vrat opoziten ne shesh.Rama te organizoj policine dhe ta pajis me mjete te blinduara,madje dhe ushtrine ne mbrojtje te kushtetutes dhe rendit kushtetues.Opozita braktisi cdo institucion dhe asnje shtyerje zgjedhjesh nuk ka sepse ajo nuk mund te vendos fatet e vendit me dhune.Un do shkoj te votoj me 30 qershor ose nuk votoj asnje date tjeter.Shqiperia e shqiptareve dhe jo e Lilos,fallxhores apo Meres.I bej thirrje Rames te vendos rendin kushtetues me cdo mjet dhe te bej zgjedhjet me 30 qershor

    Përgjigju
  • Shushunja: 10/06/2019 10:09

    Si shushunja jeni o QENER O HIENA O KRIMBA O LARVA,,,, ti bashk me grupin tend,,,zoti leket ne Ilaçe dhe kimio do t ti kthej o KANCER. Sapo firmose Zhdukjen tende nga skena politike.

    Përgjigju
  • Hilanderi: 10/06/2019 09:45

    Ilir Meta Lulzim Basha Duhet te denohen nga UEFA se bon shqiponjen

    Përgjigju
  • ABCOM Wi-fi: 10/06/2019 09:41

    Daten e zgjedhjeve do ta caktoje kur ta urdheroje Karpushini

    Përgjigju
  • xreport: 10/06/2019 09:30

    rama v ilir meta, sali berisha, monika, luli ..... thuaj o legen

    Përgjigju
  • Nora: 10/06/2019 09:29

    Nje akt teatral i genjeshter, pasi derisa kushtetuta nuk i jep instrumente per ta bere cdekretim, atehere eshte sikur sekretari i ministrise te kete fuqi te cdekretoje urdherat e ministrit pasi ti kete firmosur dhe kjo nuk mund te ndodhe. Thjesht po synohet percarje per te sunduar...tashme do shohim se sa vigjilent eshte populli...e meriton voten e lire apo meriton qe tia vjedhin ate sikurse ben keta prestigjatoret me 97, e me pas me forma nga me te sterholluarat.

    Përgjigju
  • NENA: 10/06/2019 09:27

    PLEHER

    Përgjigju
  • LORA: 10/06/2019 09:25

    Like bajga doli sot pa doreza si kamorrist ekzemplar,qe rren vedin se mund te marre zvarre shtetin e shqiptareve ne hesapet e bllokut te tij. Sot ai vulosi ngordhjen e vet. Bekuar qofte procesi i reformimit qilizme ne drejtesi.

    Përgjigju
  • Blloku7%: 10/06/2019 09:13

    Meta sot firmose vdekjen tënde. Mos harro cfar tha USA kush prek zgjedhjet ska më vënd në America, ti o kok tule i preke, prit duro dhe shiko cfar i bëre vetes tënde sot o analfabet.

    Përgjigju
  • emigranti: 10/06/2019 09:08

    PRESIDENTI FIRMOSI NJE DEKRET TRADHETIE NDAJ SHQIPERISE. QE SOT ESHTE KTHYER NE NJE KUFOME POLITIKE DHE VENDIN E KA NE BURG

    Përgjigju
  • Pato: 10/06/2019 08:44

    hahahahahahah ohh ca komiku. O Like nuk nxjerr "dekrete" presidenti te anulloj nje dekret te vetit nuk ka nen te kushtetutes qe te jep kete te drejte. Merreni dergojeni ne shtepi te gruaja se ka luajt nga mendja. Nuk do rrine njerezit pa marre rrogat e pa pune me date 1 korrik se luajti ky nga mendja.

    Përgjigju
  • Koli: 10/06/2019 08:40

    Kesaj i bie qe nqs cmendet presidenti mori fund cdo gje! Po ku jeni ketu zoti president ne bashkesi primitive? Ik mor injorant. I dekretove tani i cdekreton se nuk je mire nga me ndaj!

    Përgjigju
  • HAMA TI MUA: 10/06/2019 08:34

    Shikoni se çfar flet hajduti me bllok në dor ka dal e tregon filma me diversant e nuk jep asnjë arsye që pse shtyn zgjedhjet e as një argument e ky qen mendon se do shkatroi Shqiprin me bandën e tij e me mona b.

    Përgjigju
  • ERP: 10/06/2019 08:33

    Hajdut. Nese ka drejtesi ne kete bote, shume shpejt duhet te te shohim pas hekurave. Qelbesire

    Përgjigju
  • xreport: 10/06/2019 08:27

    vetem be enderren tate. mos harro o legen ke frontex ne jug edhe kfor ne durres kush te meson ty russia me keto ide femijesh. ps duhet te shkarkoje sot

    Përgjigju
  • Una: 10/06/2019 08:23

    Po mire more president po daten 30 Qershor kush e caktoi, qe tashti na thua se pa nje date te caktuar nga presidenti ska zgjedhje!!!!????

    Përgjigju
  • Populli: 10/06/2019 08:22

    Mis u lodhni Like se se shpejti do shkarkohesh dhe do arrestohesh

    Përgjigju
  • Tom: 10/06/2019 07:55

    Ndoshta jep doreheqjen

    Përgjigju
  • deri ne momentin e fundit: 09/06/2019 14:31

    lirke si te doli videoja me bllok ne dore shoku ahahaha.ja bere per te ardh keq flori por ju ke hyre ne hak shume shqipetareve.dhe dita po afrohet .po ben si ai gjarpri kur e kap nga koka qe nuk pushon duke e dredhur.ti po e dredh me keq akoma poooorme qetesi me dashuri flori do shkosh edhe ti aty ku e ke vendin.vonon por nuk harron.qeveria e ze lepurin me qerre flori bej durim.ju vodhet te ardhmen femijeve tane dhe ua dhate tuajve me bllok ne dore ore kerme te ketij vendi.30 qershori eshte fillimi fundit tuaj .sali lulzim florinj came greke dhe cfaredo rrace kundrashqiptare!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet