PS mbledh firmat/ Rama: Të enjten rezolutë për shkarkimin e Metës! (Depozitohet kërkesa)

Kryesia e Partisë Socialiste merr vendim politik për të nisur pa vonesa procedurat për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta për në seancën plenare të Kuvendit, të enjten. Një vendim që kërkon 2/3 e votave, pra për të mundësuar shkarkimin e presidentit nga Kuvendi do të duhen edhe votat e opozitës së re që erdhi pas djegies në bllok të mandateve nga opozita, tashmë jo kuvendore.

Ky vendim u mor pas konferencës së jashtëzakonshme të kreut të shtetit Meta, i cili firmosi shfuqizimin e dekretit të zgjedhjeve, duke i shtyrë ato pa afat, në një datë që sipas tij duhet të caktohet me marrëveshje politike.

"E enjtja do të finalizohet me rezolutë për shkarkimin e Presidentit. Duhet të fokusohemi te 30 qershori", mësohet të jetë shprehur kryeministri në mbledhjen e kryesisë. Po ashtu, Rama ka konfirmuar edhe një herë qëndrimin e shumicës që zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor.

PS kërkoi mocion për debat ditën e enjte, për të miratuar rezolutën për shkarkimin e Metës

Kujtojmë se një ditë më parë Rama paralajmëroi nga Burreli se me lëvizjen e bërë për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit, presidenti Meta e humbi të drejtën  për të qenë në atë zyrë, ndërsa Shqiptarja.com e paralajmëroi këtë vendim menjëherë të shtunën, sapo Meta bëri publik vendimin e papritur për shfuqizimin e dekretit në nisje të protestës së tetë të opozitës kundër qeverisë.

Ndërkohë, vendimi i Metës, i quajtur 'zhdekretim' siç zëdhënësja e qeverisë tha pas mbledhjes së kryesisë së PS-së, nuk ekziston në asnjë terme kushtetues, dhe si i tillë, do të kalojë për shqyrtim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe më tej në Kolegjin Zgjedhor.

Por shkarkimi i Presidentit kërkon 94 vota, pra PS-së i duhen edhe 16 vota nga opozita parlamentare. Gjithsesi, edhe nëse Kuvendi e shkarkon, Meta nuk ikën nga zyra pa u konfirmuar më parë shkarkimi i tij nga Gjykata Kushtetuese. Kur kjo gjykatë nuk ekziston, nxjerrja e Metës nga Presidenca duket e largët, duke marrë në konsideratë se në proces janë për tu emëruar 6 gjyqtarë kushtetues. 3 i emëron Meta dhe 3 Kuvendi. Shkarkimi i Presidentit kërkon 5 gjyqtarë, dhe duhet që të paktën 2 nga ata që do të caktojë Meta ta 'tradhtojnë' atë në seancën më të parë.

Arsyet dhe procedura e shkarkimit të Presidentit parashikohen në nenin 90 të Kushtetutës: “Presidenti i Republikës mund të shkarkohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe për kryerjen e një krimi të rëndë".

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:27
Rezoluta për shkarkimin/ PS-ja çon kërkesën për mocion në Kuvend: Meta po pengon shqiptarët të votojnë

Kërkesa e grupit te PS-se


Partia Socialiste e Shqipërisë ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për mocion me debat në seancën e së enjtes ku në fund do të kërkohet shkarkimi i Presidentit pas vendimit të Metës për të anuluar zgjedhjet lokale të 30 Qershorit pa afat. Në kërkesën e firmosur nga kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla theksohet se akti i Presidentit është i pavlefshëm, i paprecedentë dhe në kundërshtim me Kushtetutën, pasi sipas tij synon te pengoje shqiptaret që të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në pushtetin vendor. Kryesia e Partisë Socialiste mori sot vendimin politik për të nisur pa vonesa procedurat për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta për në seancën plenare të Kuvendit, të enjten pas vendimit te kreut te shtetit per te anuluar zgjedhjet. 

Ora 13:09
PS nis mbledhjen e firmave të deputetëve për shkarkimin e Metës, i duhen edhe 16 votat e të 'rinjve'

Partia Socialiste ka nisur pas mesditës së kësaj të hëne, mbledhjen e firmave të deputetëve, për të çuar në Kuvend kërkesën e mazhorancës për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, që pasoi vendimin e Kreut të Shtetit për të anuluar pa afat datën e zgjedhjeve vendore të parashikuara për më 30 Qershor.

Firmat e para sapo janë hedhur nga anëtarët e Komisionit te Ligjeve. Ky është hapi i parë për të filluar procedurën e shkarkimit të Presidentit, për të kaluar në seancë plenare ku kërkohen 2/3 e votave, 94 vota. Në këto kushte, mazhorancës i duhen edhe 16 vota nga opozita e re.

Ora 10:09
Rama: S'na ndal asgjë! Vijojmë me 30 qershorin...Jemi republikë parlamentare, jo presidenciale

Burime nga kryesia e PS bëjnë me dije për gazetaren Esiona Konomi se kreu i qeverisë është shprehur se vendimi i presidentit ishte i pritshëm.

"Vendimi i presidentit ishte i pritshëm! Ne jemi Republikë Parlamentare, jo Presidenciale. Ndaj asgjë s'na ndal të vijojmë përpara me 30 qershorin. Të enjten debat shumë i gjatë parlamentar. Të shpalosim të gjitha argumentet kundër këtij vendimi të presidentit. E enjtja do të finalizohet me rezolutë për shkarkimin e presidentit. Duhet të fokusohemi tek 30 qershori. Jemi në mes të lojës. Pas debatit çështja diskutohet ne KQZ e me pas do kalojë në Kolegj Zgjedhor. Fokusi jonë është 30 qershori", tha Rama.

Ora 09:47
Spiropali: PS nis procedurat për shkarkimin e Metës...Zhdekretimi akt brutal (VIDEO)

Zëdhënësja e qeverisë Elisa Spiropali tha se vendimi i presidentit Ilir Meta për anulimin pa afat të zgjedhjeve të 30 qershorit, është një akt brutal mbi republikën parlamentare. Ajo tha se të enjten në Kuvend, mazhoranca do të nisë procedurën e shkarkimit të Presidentit Meta.

Pas mbledhjes së kryesisë së PS-së, në një prononcim për mediat, Spiropali tha se nuk ekziston në asnjë pikë të kushtetutës fjala zhdekretim. Vendimi i Metës - zbuloi Spiropali - do të kalojë për shqyrtim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe më tej në Kolegjin Zgjedhor.

"Partia Socialiste ka diskutuar mbi aktin brutal të Ilir Metës mbi Republikën Parlamentare të Shqipërisë. Kryesia e Partisë Socialiste ka vendosur që të enjten, në seancën plenare, të zhvillojë një debat të gjatë parlamentar duke shtjelluar të gjithë argumentet se si Ilir Meta ka sulmuar brutalisht Republikën dhe ka shpikur një institucion që nuk ekziston në asnjë vend të botës, në asnjë Kushtetutë, të quajtur ç’dekretim.

Ky debat do t’i përmbledhë të gjithë argumentet tona. Në fund do ti takojë Kolegjit Zgjedhor apo Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ta shqyrtojë nga pikëpamja juridike. Ne si Kryesi e Partisë Socialiste mendojmë se Ilir Meta e ka humbur të drejtën për të qëndruar në atë pozicion dhe Parlamenti i Shqipërisë do fillojë procedurën e shkarkimit të Ilir Metës nga posti i Presidentit të Republikës".

Kur do nisë procedura znj.Spiropali?

Do të nisë menjëherë në seancën parlamentare të së enjtes, ku të gjithë argumentet do shtjellohen plotësisht. Është detyra jonë politike për të mbrojtur Kushtetutën, rendin kushtetues dhe Republikën parlamentare.

Shkarkimi kërkon 94 vota dhe Gjykatë Kushtetuese e cila nuk funksionon?

Do t'i takojë Gjykatës Kushtetuese në fund, ashtu siç edhe ligji e parashikon, por kjo nuk na heq neve të drejtën për të filluar procesin e shkarkimit të Ilir Metës.

Çfarë do ndodhë me 30 Qershorin?

Më 30 Qershor do të kemi zgjedhje në Republikën e Shqipërisë.

S’kemi një datë znj.Spiropali?

Data është 30 Qershor.

Ora 09:40
Rama e Veliaj dalin duke qeshur nga kryesia e PS-së


Pas mbledhjes së kryesisë së PS-së, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kryeministri, Edi Rama kanë dalë së bashku nga kryesia dhe duke qeshur. Në këtë mbledhje është diskutuar për qëndrimet që do të mbahen dhe për procedurat që do të ndiqen për shkarkimin e presidentit Meta, pas vendimit të këtij të fundit për të zhdekretuar zgjedhjet e 30 qershorit.

 

Ora 09:30
Mblidhet Kryesia e PS, Vangjush Dako mbërrin i vetëm (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur Kryesinë e Partisë Socialiste vetëm pak kohë pas firmosjes së anulimit zyrtar të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit nga ana e presidentit Meta.

Në Kryesinë e PS ka hyrë edhe kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, i cili së fundmi është bërë shënjestër e sulmeve të opozitës pas disa përgjimeve të publikuara në gazetën gjermane Bild.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shefqeti: 11/06/2019 00:54

    KRYESIJA RILINDJES SPIROPALI DAKO BALLA TAHIRI GJIKNURI ROSHI AHMETI ME TIMONIERIN QE RA NE GREMINE O ZOT GJITHE KRIMINELET E KETIJ POPULLI KURRE VOTEN KETURE NJEREZVE

    Përgjigju
  • Liku: 10/06/2019 18:55

    Rama nuk i ka as 74 deputetet qe kishte. Xhafaj,Tahiri,Ditmir Bushati,Majkoja etj. 4 ti numeroj tani qe nuk votojne Ramen. Vendimi i matur nga Presidenti per te ndaluar vllavrasjen.

    Përgjigju
  • fisheku: 10/06/2019 18:49

    mos te behen ligjet ne Shqiperi rrumpalle sic po kerkojne, per shkarkimin e presidentit vendos gjykata kushtetuese ka apo nuk ka shkelje nga ana e tij (te cilen ne sikurse edhe gjykata te tjera nuk i kemi) keshtu qe eshte e thjeshte dekreti i nxjerre nga Presidenti aktual (i zgjedhur me deshiren e paleve politike) per daten e zgjedhjeve qendron dhe pike. Marrja mbrapsht e ketij dekreti nuk vlen dhe duhet thjesht te injorohet pasi nuk ka dispozite ligjore per te, ne nuk jemi ne gjendje lufte dhe ky ska asnje baze ligjore per kete. Kjo rreshqitje mesa duket me qellim te injorohet dhe te mbahen zgjedhjet me 30 qershor kurse Presidenti ti lihet ne dore psikiatrise dhe ligjit.

    Përgjigju
  • Populli: 10/06/2019 16:48

    Z.Rama,qen e cakej le te lehin Ju duhet ta coni perpara kete vend,me vendosmerin dhe vizionin qe keni,shkarkojeni e mos e mbani ne zyrat e Presidences kete monster se nuk e meriton nga cdo drejtim.

    Përgjigju
    • Edveri: 10/06/2019 20:01

      Ha me keto parrula "le te lehin ngelet ". Nuk ju ka ngel me asgje tjeter. Po e ke vene dhe emrin "populli" sketerrat e Edver Rames. Po me thuaj pak a lehin Cakejt? Tamam psikopat si Edver Rama jeni.

  • tini: 10/06/2019 16:44

    Veprim i drejte dhe i vonuar .Rama pa mbeshtetjen e nderkombetareve nuk do merrte vendimin per shkarkimin e Metes.Hajde flori te qofte opozite e nbare ne rruge ne Bashen

    Përgjigju
  • Erik: 10/06/2019 16:44

    Ps mbron interesat e popullir. Kurse pd-ja te ma jes

    Përgjigju
  • sHQIPE: 10/06/2019 14:07

    Nuk e Kuptoj, cfar do me thene zgjedhjet pa opozit? Kush i tha opozites mos te konkurojn per bashkine? O njerez mblidhni mendjen basha e e te tjeret duan vetem karriget.....si pothuajse dhe edvin rama.

    Përgjigju
  • Temja: 10/06/2019 13:28

    Diktatori I ka ditet e numurume

    Përgjigju
  • shoku: 10/06/2019 12:42

    Jemi Republike Parlamentare dhe jo Presidenciale, ky hajdut nuk mund te dekretoje zgjedhjet dhe pastaj perdor fjalen cdekretim, nuk eshte degjuar ne asnje vend te botes kjo shpikje, Ky eshte peshku i pare qe do shkoje ne burgun e ri dhe Berisha i dyti.Amerikanet e kane gati dosjen por per arsyet qe mban post te larte per momentin nuk mund te arrestohet.Rama ja tha qe politika eshte loje Shahu dhe eshte 3 hapa para.

    Përgjigju
  • Ori: 10/06/2019 11:40

    Parlamenti te mblidhet ne seance te jashtzakonshme qe sot per shkarkimim e ketij plere

    Përgjigju
  • Mato: 10/06/2019 11:32

    O burra ne proteste diten e ejte per rrezimin e diktatorit

    Përgjigju
  • Sandri Tetes: 10/06/2019 10:16

    Presidenti shkarkohet vetem pasi ka bere nje krim te rende si dhe ka shkelur kushtetuten ne dem te vendit ne kontekstin e nje krimi ose cenim i autonomise se vendit .Se shyhu daten e zgjedhjeve ndoshta dhe pa te drejte nuk eshte krim ska arsye pastaj si ka votat dhe pasi e shkarkon duhet ta vleresoj gjykata kushtetuese gje te cilen Shqiperia sot per sot nuk e ka dhe nese nuk e ka kete e vendos Strasburgu qe duhet nje kohe e gjate por qe pak gjasa ka pasi nuk ka bere krim dhe ajo mund ta lere ne detyre.

    Përgjigju
    • Beni: 10/06/2019 11:28

      Po dhe zhdekretim nga KQZ te dekretit te Presidentit do vendoste perpara shperdorimit te detyres te antarve te Kqz. Konkretisht presidenti i republikes i nenshtrohet vetem kushtetutes duke qene mbi palet, antaret e kqz i konsumojn elementet e vepres penale.

    • Cubi: 10/06/2019 10:38

      Nuk prish pun do te dal ne protest me shkaterruesit e shqiperis ose te shkoi ne skrapar e te ver nje tuf dhi se per gje tjeter se ke.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë