Anxhela Peristeri do të këndojë sot e dyta në natën finale të Eurovision 2021 që zhvillohet në Roterdam të Holandës. Ajo u kualifikua në natën finale pas një performance skenike dhe vokale të jashtëzakonshme që përveç mori komentet dhe vlerësimet nga më pozitivet. Edhe mbrëmjen e sotme zëri potent i Anxhelës dhe performanca e saj energjike në skenë do të jetë prezentë në shtëpitë e çdo shqiptari dhe europian përmes televizionit në orën 20:00.
Në një lidhje me Report Tv nga skena e Eurovision në Roterdam, kreu i delegacionit shqiptar atje Kleart Duraj e cilësoi performacën e këngëtares Anxhela Peristerit mjaft të arrirë, të fuqishme dhe me një kombinim perfekt të performancës vokale dhe asaj skenike.




















