Sulmuesi i Kombëtares, Arbër Hoxha ka shënuar gol në miqësoren që Dinamo Zagreb barazoi 2-2 me Shakhtar Donetsk, aty ku për kroatët në stol debutoi si trajner një emër si Fabio Cannavaro.
Dinamo fillimisht kaloi në epërsi me një supergol nga distanca të kroatit Luka Stojkovic. Shakhtar më pas përmbysi rezultatin në 2-1 me golat e Kevin dhe Taras Stepanenko.
Megjithatë, Arbër Hoxha barazoi rezultatin në momentet e fundit, duke realizuar një gol të bukur me të majtën pas një depërtimi të shkëlqyer individual në zonë.