Arbër Paplekaj dënohet me 22 vite burg, avokati i tij : Gjykata refuzoi të njihej me të vërtetën e plotë, do e ankimojmë në Apel

12 Korrik 2023, 14:26 | Përditesimi i fundit: 2023-07-12 15:15:33

Avokati i familjarëve të Pjerin Xhuvanit, Mirash Martini nuk ka qenë i bindur me vendimin e Gjykatës së Elbasanit që vendosi të dënojë me 22 vite burg, Arbër Paplekajn si përgjegjës për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan në prag të zgjedhjeve parlamentare të 2021. Duke u shprehur se Gjykata qëllimisht dëshiron të njihet vetëm me gjysmë të vërteta, avokati tha se do të ankimohet në Apel.