‘Arbëreshët’, fenomeni i rrallë mbi 5 shekullor! Fatmir Toçi, një botim si ‘enciklopedi’: Të pathënat për familjen ‘Durazzo’, 8 pinjollë kryeministria të Xhenovës

24 Prill, 16:03

U promovua sot në Akademinë e Shkencave botimi “Arbëreshët – shqiptarët e Italisë”, që studiuesit e konsiderojnë si veprën më të plotë për këtë komunitet. Autori Fatmir Toçi rrëfen punën  mbi 15-vjeçare, që shoqërohet me studime, vizita në komunat arbëreshe dhe kontakte të drejtpërdrejta me përfaqësues të këtij komuniteti.