Arbitri ndërpret derbin Tirana - Partizani, ultrasit bardheblu fishekzjarre në drejtim të tifozëve! Re tymi në 'Air Albania'

21 Dhjetor 2022, 21:37

47'/ Tirana 0-1 Partizani. Pjesa e dytë është luajtur vetëm në një minutë e gjysmë. Tifozët e Tiranës në sektorin ultras kanë lëshuar fishekzjarre në drejtim të tifozve në sektorin përballë të stadiumit. Arbitri Eldorjan Hamiti tërhoqi skuadrat në dhomat e zhveshjes dhe pas 4 minutash lojtarët dolën në fushë. Dy kapitenët, Ismajlgeci dhe Bitri shkuan te tifozët për të kërkuar që mos ketë më flakadanë. Asgjë nuk duket në stadium, re tymi nga tifozët. Pritet që pamja të qartësohet në fushë.