Ardhja e afganëve, Rakacolli: Do ketë kujdes të veçantë shëndetësor për ta, që nga aeroporti e në vijimësi

25 Gusht 2021, 19:28 | Përditesimi: 25 Gusht 2021, 19:28

Për afganët që do të vojnë në vendin tonë do të ketë kontroll të veçantë shëndetësor. Kështu tha zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, e cila nënvizoi se kontrolli do të nisë që nga aeroporti e në vijimësi të qëndrimit të tyre në vendin tonë.

“Do ketë kujdes të veçantë për ta që nga momenti i kontrolleve shëndetësore që do të bëhet në aeroport dhe do  të ndiqen për shëndetin e tyre në vijimësi”, tha Rakacolli.

r.k./Shqiptarja.com