Ardian Dvorani drejt Gjykatës Kushtetuese! Ish-Kreu i KED kandidon për vakancën e gjyqtarit Altin Binaj

9 Shkurt 2022, 12:19 | Përditesimi i fundit: 2022-02-09 12:20:02

Ardian Dvorani drejt Gjykatës Kushtetuese. ReportTv mëson ekskluzivisht se Dvorani kandidon për të plotësuar vakancën që krijohet nga mbarimi i mandatit të gjyqtarit Altin Binaj. Kandidimi është dorëzuar ne parlament. Afati i kandidaturave për vakancën e shpallur nga Kuvendi është data 14 shkurt.