Ardian Dvorani: Henri Çilin e njoh, por nuk jemi miq

28 Shkurt 2020, 17:29

TIRANE - Kreu i Këshillit të Emërimve në Drejtësi Ardian Dvorani ka deklaruar se nuk ka asnjë kontakt me botuesin dhe pronarin e Universitetit Evropain të Tiranës, UET, Henri Çilin i cili u arrestua ditën e sotme në një operacion të gjerë policor në disa qytete.

"Çilin e njoh, nuk jemi miq. Salutohemi nëpër evente por vetëm kaq. Jam shumë i sgurt që nuk jam ulur asnjëherë me Çilin", u shpreh Dvorani.

Henri Çili dyshohet se në këmbim të pronave, apartamente në Velipojë, tokave në Gjirokastër dhe shumave të mëdha monetare do të ndikonte tek gjyqtarët, (ende nuk dihet se tek cili gjyqtar konkretisht) për të zbutur dënimet e dy djemve të Adil Alikos, Arbjon dhe Alban Aliko, dënuar me burgim të përjetshëm (Arbjoni) dhe 17.6 vite burg (Albani) për vrasjen e efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha gjatë një aksioni policor anti-kanabis dhe për armë e municione pa leje në Lazarat. Si këmbim për ndihmën ndaj djemve të tij, Adil Aliko dyshohet se do e shpërblente Henri Çilin. Por çështja ndja dy vëllezërve Aliko, të dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit, aktualisht është në Gjykatën e Lartë, pasi grupi i zjarrit me 11 të pandehur kanë bërë rekurs më 9 tetor 2019. Relator i kësaj çështje të mbetur në arkivën e Gjykatës së Lartë është Ardian Dvorani,  gjyqtari i vetëm në Gjykatën e Lartë që aktualisht nuk është funksionale. 

Nga detajet ekskluzive që siguroi gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno, dyshohet që Henri Çili të fotografuar dhe filmuar nga policia e Tiranës, teksa konsumon një kafe me një gjyqtar në një hotel të rëndësishëm në Tiranë. Në këtë takim besohet se ka qenë dhe pedagogu i UET-së dhe avokati Ilir Korbi, gjithashtu i arrestuar nga policia.