Argjentina del nga OBSH: Ndërhyri në sovranitetin tonë! Ka ndikim politik, nuk ka pavarësi

6 Shkurt, 16:28

Argjentina, lideri i së cilës është një aleat i Donald Trump, del nga Organizata Botërore e Shëndëtësisë. Arsyet i adresohen ndikimit politik të organizatës dhe dëmeve që i janë shkaktuar vendit sidomos gjatë pandemisë së covid-19 me masat shtrënguese të orientuara nga OBSH.