Arjan Ndoja mohon gjetjet e ONM para KPK: Largohem nga sistemi i drejtësisë nëse më gjeni kontakt me persona të përfshirë në krimin e organizuar!

29 Prill 2022, 14:07

Prej 3 orësh, prokurori Arjan Ndoja ndodhet në seancën dëgjimore në KPK ku sipas gazetarit të Report Tv, Arsen Rusta ka mohuar përfshirjen në botën e krimit jashtë vendit me persona të përfshirë në krimin e organizuar. Bëhet fjalë për vëllain e dy miqve të prokurorit, i cili thotë se nuk ka takuar asnjëherë dikë që është pjesë e krimit të organizuar dhe nëse gjejnë një moment që e faktojnë këtë, do të largohet vetë nga sistemi i drejtësisë.