Arkeologët spanjollë, turistët e veçantë të Amantias: Park i mrekullueshëm por mungon sinjalistika

20 Prill, 14:51

Parku Arkeologjik i Amantias gjithnjë e më teper po terheq vemendjen e turistëve të huaj. Një grup spanjollësh, shumica e tyre, arkeologë në profesion thanë se duhet të kryhen sërish gërmime për të zbuluar më shumë nga objekte te qytetit antik. Po kaq këshilluan vendosjen e sinjalistikës dhe tabelave orientuese në park.