'Arkivi im dua të kthehet në Shqipëri!' Plotësohet amaneti i Kadaresë! Dorëshkrimet e shkrimtarit të madh në një pavion të veçantë tek Drejtoria e Arkivave

22 Gusht, 11:50 | Përditesimi i fundit: 2024-08-22 12:29:10

Familja Kadare ka dorëzuar dorëshkrime, foto, shënime dhe krijimtari të kolosit të letrave për t’u restauruar dhe ruajtur në arkivat shqiptare. Fondi i vyer do të ruhet në një pavijon të veçantë të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave.