Arkivoli i kryepeshkopit Anastas drejt Tiranës, besimtarët mblidhen tek Katedralja! Në ceremoninë e varrimit Mitsotakis e krerët më të lartë të kishës Ortodokse

28 Janar, 15:37 | Përditesimi i fundit: 2025-01-28 19:51:15

 Në katedralen "Ngjallja e Krishtit' gjithcka është bërë gati për të pritur arkivolin me trupin e kryepeshkopit Anastas. Ndërkohë besimtarët të shumtë ndodhen në katedrale për ti bërë homazhet e fundit. 

 Pas një udhëtimi më shumë se 20 orësh përmes Greqisë, trupi i Kryepeshkopit Anastas u fut në tokën shqiptare. Ashtu siç ishte paralajmëruar që në pikën kufitare të Kakavijës u zhvillua një ceremoni nderimi nga autoritetet greke, ndërsa në Shqipërisë qindra besimtarë, një pjesë e madhe fëmijë e prisnin me degë dafina në duar, si një simbol që sjell paqe dhe aromë mirësie.

Pas një ceremonie të shkurtër në Kakavijë, kortezhi që shoqëron trupin e Kryepeshkopit Anastas u nis drejt Gjirokastrës, ku u zhvillua një meshë përshpirtjeje në oborrin e katedrales së qytetit. Kortezhi do të vijojë në nderimin në disa kisha ortodokse të vendit, ndërsa pritet të mbërrijë në Tiranë rreth orës 16:00, kur do të nisin homazhet dyditore.