Arkivoli i mbuluar me flamurin shqiptar, mes lotësh dhe duartrokitjesh trupi i pajetë i Klajdi Bitrit niset drejt Shqipërisë

31 Gusht 2023, 18:52 | Përditesimi i fundit: 2023-08-31 21:10:46

Arkëmorti me trupin e pajetë u nxor sot nga dyert e morgut i mbuluar me flamurin shqiptar. Për të përcjellë trupin e pajetë të të riut shqiptar ishin mbledhur shumë qindra qytetarë miq e të njohur që mes lotëve e duartrokitjeve e përcollën në udhëtimin e tij të fundit drejt atdheut