Arma ‘e çuditshme’ që u përdor për ta ruajtur presidentin amerikan, tërheq vëmendjen e mediave ndërkombëtare

17 Qershor 2021, 11:25

Vizita e Biden në Evropë ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, jo vetëm për rëndësinë gjeostrategjike por edhe për mbrojtjen që u përdor.  Të hënën presidenti u takua me mbretin Philippe të Belgjikës,  në Pallatin Mbretëror në Bruksel dhe personeli i sigurisë në zonë u pa që mbante në dorë një armë anti-dron për të parandaluar gjithçka, nga fotot ajrore deri në përpjekjet për vrasje.

Fotografi i stafit të New York Times Doug Mills kapi foton e mësipërme të rojeve të sigurisë që dukeshin më shumë sikur ishin të përgatitur për një pushtim të huaj.