Ishte vetëm 8 vjeç kur ju dhurua aparati i parë fotografik ku me sa duket percaktoj edhe “fatin” e karrierës së tij të jetës. Shumë prej ngjarjeve të historisë së shqipërisë së fillim viteve 90’ mbajnë firmën e Armand Babanit. Që nga fotoja e rrëzimit të bustit të ish- diktatorit, anijet e eksodit të shqiptarëve, furrat e bukës, rradhët e vajgurit, protestat e studentëve e më gjerë.