Armando Broja te Interi? Drejtori i zikaltërve flet nga Tirana, Ausilio: Larguam Brozovic për t'i dhënë hapësira Kristjan Asllanit

10 Tetor 2023, 21:13 | Përditesimi i fundit: 2023-10-11 08:08:21

Kristjan Asllani shumë shpejt mund të mos jetë i vetmi futbollist i kombëtares te Interi sipas mediave italiane. Shumë prej tyre kanë shkruar sot se drejtuesit zikaltër kanë piketuar Armando Brojën për sulmin, duke qenë se Arnautovic vuan dëmtimet dhe Sanchez nuk jep siguri.