'Armando Duka na përjashtoi se nuk e votuam', drejtori i Tërbunit për Report TV: Do bëjmë padi për arbitrin Stolaj, është vrasës! Drejtësi në Zvicër

6 Prill 2023, 13:24 | Përditesimi i fundit: 2023-04-06 16:14:34

Tërbuni i Pukës (Kategoria e Parë) u përjashtua nga Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së dhe sezonin e ri do luajë në Kategorinë e Dytë, me argumentin për mos plotësimin e kritereve të sigurisë dhe dhunës ndaj arbitrave në ndeshjen mes tyre dhe Turbinës, fundjavën që lamë pas.