Arratisja ‘e çmendur’ e tankut rus! Duke u përpjekur që t’i ikte forcave ukrainase, përplaset keq me pemën

11 Shtator 2022, 20:05 | Përditesimi i fundit: 2022-09-11 20:14:53

Një video e filmuar  nga një dron dhe e publikuar nga ushtria e Kievit tregon se sa dramatike është situata në forcat ushtarake të Moskës.

Në pamje duket një tank rus, i cili përpiqet të shpëtojë nga rrethimi ukrainas. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Balakliya, e cila ishte e shndërruar nga pushtuesit në një bazë logjistike për operacionet në Lindje.

Ushtarët rus nisen në drejtim të  Izyum, të bindur se qyteti është ende nën  kontrollin e forcave ruse, po në vend të kësaj ata frenohen nga trupat e Kievit.

Tanku shkon në një rrugë dhe në një pikë të caktuar, kur atyu më pas ndeshet me forcat e Kievit, ku duket dhe verdhë-blu.

Ai vazhdon të lëvizë  në drejtim të kundërt me ta, teksa sheh shpërthimet e vazhdueshme që e ndjekin. Nga frika dhe shpejtësia me të cilë n po lëviztë, drejtuesi  tankut humbet kontrollin dhe përplaset me një pemë.