Arresti për drejtoreshën e SHISH/ Shehu kërkon Ramën në Kuvend: Të sqarojë si e emëroi dhe pse e mbrojti! Cenohet besueshmëria te aleatët

22 Shtator, 13:26 | Përditesimi: 22 Shtator, 13:26

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu kërkoi që kryeministri Edi Rama të thirret në Kuvend për të dhënë shpjegime mbi emërimin e Vlora Hysenit në krye të SHISH-it. Në Komisionin e Jashtëm, ai tha se masa e sigurisë ndaj saj cenon imazhin e Shqipërisë dhe besueshmërinë e vendit te aleatët e NATO-s.

 

E.H/Shqiptarja.com