Arrestime në radhët e policëve, eksperti Softa: Të hetohen nga krimi ekonomik, në pikat kufitare të efektivët të kalohen në filtër! Janë ndryshuar drejtorët, s’është ulur krimi

21 Tetor 2021, 12:34

Eksperti i kriminalistikës, Fatjon Softa në një intervistë për Report Tv, tha se kjo është një situatë e rëndë për rolin e policisë së shtetit dhe se tregon një papërgjegjshmëri nga ana e Ministrisë së Brendshme, për t’i kontrolluar këto efektivë. Softa tha se Ministria e Brendshme duhet të kontrollojë efektivët e policisë, kryesisht në zonat me pika kufitare dhe të vendoset një filtër i fortë, pasi do të ndalohen kalimet qoftë të drogës apo klandestinëve. Për Softën efektivët e arrestuar duhet edhe të hetohen nga krimi ekonomik