Arrestimet e punonjësve të OSSHE në Krujë, punonjësit në protestë, shefi i ekipit: S’kapin dot bandat, ndihemi të kërcënuar! Penalizohemi pa arsye

17 Mars 2023, 09:11 | Përditesimi i fundit: 2023-03-17 11:04:40

Shefi i ekipit të OSHEE, Bardhyl Sula dhe Migen Masha shef sektorit teknik janë prononcuar sot për media për të denoncuar një ngjarje që e konsiderojnë të padrejtë nga ana e policisë së shtetit. Ata thonë se në qarkun Krujë, sa herë që zbulohen shtëpi bari apo sera kanabisi, vihen para përgjegjësisë punonjësit e OSHEE-së, të cilët arrijnë t’i “gjurmojnë” përmes lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike. Ditën e djeshme, pasi kanë zbuluar një serë me fidanë kanabisi (Ende e pa raportuar nga ana e policisë për mediat) dhe janë arrestuar dy elektriciste. Për këtë ngjarje, Shefi i ekipit thotë se kjo ndodh për arsyen se policia nuk vë dot para drejtësisë autorët e vërtetë të krimit por arreston punonjësit e OSHEE-së.