Arrestimet në Bashkinë Lushnje/ Kompania që fitoi tenderin për kanalin ujitës s'kishte paguar taksat në shtet, mungesë të mjeteve të punës

9 Korrik 2021, 12:30 | Përditesimi i fundit: 2021-07-09 21:15:01

TIRANË- Kompania e cila ka fituar tenderin sipas hetimeve të SPAK në mënyrë abuzive, "EURO ALB" ka fituar tender padrejtësisht.

Sipas dosjes, mjetet e punës që ajo përdorte s'kanë paguar taksat në shtet, ishin të pasiguruar e mjete pa certifikatë pronësie. Që një firme të fitojë tendera duhet së pari të ketë mjete të rregullta pune, të mos ketë gjoba e taksat në shtet, por t'i ketë të gjitha të paguara.