Arrestimi i 14 zyrtarë të policisë së Shkodrës, prangosja e ish-shefit të rendit Saimir Rustemi nxit reagimin e gazetarëve: Lufta e tij kundër kanabisit, model

22 Korrik 2022, 12:26 | Përditesimi i fundit: 2022-07-22 15:40:58

Një hetim i Prokurorisë së Shkodër ka zbuluar abuzime me tenderët në Drejtorinë e Policisë së Shkodrës, në periudhën 2020-2021. 14 zyrtarë të kësaj drejtorie ranë në pranga, ndërsa urdhër arresti u lëshua edhe për ish-shefin e rendit të Shkodrës, Saimir Rustemi, të cilin 1 muaj më parë, pasi zbuloi me qindra parcela drogë në një zonë të thellë të Malësisë së Madhe, e transferuan me ulje në detyrë, në sallën operative të Policisë së Dibrës.