Arrestimi i 2 mjekëve me akuzën se i morën ryshfet të plagosurit në masakrën e Velipojës, bluzat e bardha në protestë në mbrojtje të tyre

8 Korrik 2021, 09:18 | Përditesimi: 8 Korrik 2021, 14:38

Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor kanë dalë sot në një protestë në shenjë revolte për arrestimin e 2 mjekëve të QSUT Serdi Memini, 34 vjeç, me profesion mjek kirurg ortoped dhe Ervin Sulaj, 45 vjeç, me profesion mjek anestezist reanimator pranë Spitalit të Traumës, të cilët akuzohen për korrupsion pasi dyshohet se kanë marrë ryshfet për operacionin e 17-vjeçarit Elmidin Dylit, që u plagos në masakrën e Velipojës

r.k./Shqiptarja.com