Arrestimi i Fatos Tushes nga SPAK, Këshilli Bashkiak i Lushnjes i jep detyrën nënkryetares

16 Korrik 2021, 12:23 | Përditesimi i fundit: 2021-07-16 13:59:43

Eriselda Sefa është komanduar nga Këshilli Bashkiak për të marrë drejtimin e Bashkisë së Lushnjes, pas arrestimit nga SPAK të Fatos Tushe për shpërdorim detyre. Vendimi është marrë ditën e sotme, ku gara fillimisht ishte mes dy nënkryetarëve, Eriselda Sefës dhe Gentian Nushi. Ky i fundit duke qenë se mban edhe postin e kryetarit të PS për Bashkinë Lushnje u tërheq nga gara, duke lënë mundësinë e votimit vetëm për Eriselda Sefa.