Arrestimi i Metës, Xhemal Qefalia në 'Studio Live': Nuk jam partizan i përdorimit të dhunës! Por besojmë tek kjo drejtësi

31 Tetor, 18:28

Deputet i PS-së Xhemal Qefalia komentoi në Studio Live veprimet e fundit të drejtësisë së re, ku rasti më i bujshëm është arrestimi i Ilir Metës.

Qefalia thekson se do preferonte arrestime në forma më normale, duke nënkuptuar se nuk është plotësisht dakord me mënyrën si u vu në pranga Ilir Meta. 

'Veprimet ndaj drejtuesve të lartë të qeverisjes, që paraqiten në organin e akuzës, natyrisht kur ka të tilla veprime, nuk hezitoj të bëj komente. Do ishte mirë që veprime të tilla të kryhen në forma normale.

Nuk jam partizan i përdorimit të dhunës, kushdo qoftë por sa kohë kemi besuar në këtë drejtësi secili duhet të justifikohet dhe të përgjigjet. Nuk ka arsye të ketë frikë, sepse për sa  e njohim këtë drejtësi. Askush nga PS nuk e pasur mburojë politike dhe të thotë jam i PS duke thënë nuk do hetohem.'