Arrestohen 2 mjekë të QSUT dhe babai i Elmidin Dylit të plagosur në masakrën e Velipojës, morën rreth 400 mijë lekë për operimin e 17-vjeçarit

3 Korrik 2021, 12:15

2 mjekë të QSUT dhe i ati i Elmidin Dylit, 17-vjeçari që u plagos në masakrën e Velipojës janë arrestuar për korrupsion pasiv. Në pranga ranë Serdi Memini, 34 vjeç, me profesion mjek kirurg ortoped dhe Ervin Sulaj, 45 vjeç, me profesion mjek anestezist reanimator pranë QSUT.

Mjekët akuzohen për korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike pasi i kanë marrë Ftabardh Dylit, i ati i 17-vjeçarit të plagosur, shumën prej 377.000 lekë të rinj dhe 55 euro, për operimin e të birit.