Arrestohen 3 vëllezërit, dhunuan gjyqtarin në ambientet e Gjykatës në Vlorë: Po na grabit pronën! Sa lekë ke marrë, qen bir qeni

16 Korrik 2021, 12:58 | Përditesimi i fundit: 2021-07-16 12:59:45

Një situatë e pazakontë është regjistruar në ambientet e Gjykatës së Vlorës, ku pas një vendimi tëdhënë, gjyqtari është dhunuar nga të paditurit. Tre vëllezërit Myslym Myslimi 60 vjeç, Fatosh Myslimi 62 vjeç dhe Elmaz Myslimi 64 vjeç kanë hedhur akuza në drejtim të këtij gjykatësi se po i grabit pronën, për pasojë pasi ka dhënë vendimin i kanë shkuar nga pas në ambientet e gjykatës, e kanë tërhequr nga uniforma ku i kanë kërkuar shpjegime mbi vendimin, të cilin e kanë konsideruar të padrejtë.