Arrestohet 49-vjeçari në Shkodër, u kap me armë zjarri, kapsolla detonatore dhe lëndë narkotike

23 Prill 2022, 14:11 | Përditesimi: 23 Prill 2022, 14:11

Një 49-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi u kap me armë zjarri pa leje, municion luftarak e lëndë narkotike.

Forcat blu morën informacione se qarkullonte me armë zjarri me vete, ndaj nisën operacionin dhe vunë në pranga 49-vjeçarin e identifikuar si Ardian Gjergji, banues në fshatin Pistull, Vau i Dejës.

r.k./Shqiptarja.com