Arrestohet bashkëpunëtori që ndihmoi në arratisjen e bosit turk të kriptomonedhës në Shqipëri

10 Maj 2021, 12:59 | Përditesimi i fundit: 2021-05-10 14:45:03

Autoritetet shqiptare kanë arrestuar Altjan Canaj, i riu shqiptar që ndimoi në arratisjen dhe strehimin në Shqipëri të bosit turk të kriptomonedhës Faruk Fatih Özer.  Pas arrestimit Canaj pranoi se ai e kishte ndihmuar Faruk Fatih Özer në bashkëpunimin me një tjetër shqiptar të quajtur Edevaldo Haxhiu, i cili kishte pjesën kryesore në arratisje.

Canaj, deklaroi se ai e kishte kuptuar se ai ishte fajtor vetëm pas lajmeve në media. Në deklaratën e tij ai kishte theksuar se ata e pritën themeluesin Thodex në aeroport me kërkesë të një shoku të tij të njohur dhe e çuan në hotel.

Canaj tha se kur mësoi nga shtypi se Özer ishte i përfshirë në një mashtrim të jashtëzakonshëm ai tha u takua përsëri me Edevaldo Haxhiun., më pas ai ishte ikur nga policia për 15 ditë nga frika e arrestimit.

Imazhet e Canaj me Ozer u bënë publik nga mediat prej ditësh duke e bërë të mundur edhe identifikimit e tij..Në imazhet e shpërndara shihej Özer së bashku me Altjan Canaj i veshur me një  xhup të kuq dhe të bardhë.

Sipas informacionit të marrë nga burimet e policisë, Faruk Fatih Özer është fshehur me menaxherin e një kompanie furnizuese të produkteve ushqimore në Shqipëri.

Autoritetet turke kanë vazhduar operacionet intensive për kapjen e bosit të kriptomonedhës turke “Thodex”që dyshohet se fshihet prej dy javësh në Shqipëri bashkë me një server, brenda të cilit mbahen 108 milion dollar në kriptomonedha.

Mediat vendase raportojnë se policia ka dërguar një ekip prej pesë ekspertësh në Ballkan ndërkohë që kanë bërë publkike edhe vendqëndrimet e tij në Ballkan.