Ish-kryeinspektori i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Elbasan, Mario Qosja është arrestuar nga policia pasi dyshohet për shpërdorim detyre.
Mësohet po ashtu se në polici janë shoqëruar edhe 5 zyrtarë të tjerë, pasi kanë lejuar ndërtimin pa leje të një objekti në këtë qytet. Për këtë aksion, nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar nga policia e Elbasanit.















