Arrestohet në Maqedoni rivali i Aldo Bares që OFL i 'trokiti' për pasuritë! Kërkohet ekstradimi në Zvicër

25 Shtator 2020, 18:07

Saimir Taullau është arrestuar në Maqedoni për trafikim të lëndëve narkotike. Ai ka patur edhe një urdhër ndalimi nga autoritetet zviceriane. Trafikantit nga Lushnja iu dërgua edhe një kërkesë nga OFL për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë.

Familja Taullai njihet si rivale e fortë e Aldo Bares. Në vitin 2005, Baki Taullau u vra, ndërkohë që Saimiri, vëllai i tij, ishte dëshmitar në gjyq, ku ka dëshmuar dhe ka akuzuar si autorë të vrasjes, pjesëtarët e këtij grupi me urdhër të Bares.