Spanjë, 8 të arrestuar me 600 kg kokainë në Valencia, njëri prej tyre shqiptar!

24 Nëntor 2023, 11:47 | Përditesimi: 24 Nëntor 2023, 13:37

Tetë trafikantë janë arrestuar në Spanjë për trafikun e 600 kg kokainë nga vendet e Amerikës Latine drejt Valencias. Droga ishte fshehur në fundin e dyfishtë të një kontejneri. Arrestimet ndodhën kur trafikantët e dyshuar të drogës po përpiqeshin të merrnin pakot me kokainë për t’i vendosur në një furgon.

r.k./Shqiptarja.com