Arrestohet pakistanezi në Shkodër bashkë me 6 shtetas të huaj, do t'i kalonte drejt Malit të Zi me destinacion drejt BE-së

10 Prill 2022, 15:47 | Përditesimi: 10 Prill 2022, 15:47

Është finalizuar një operacion policor në Shkodër për goditjen e kalimit të paligjshëm në kufi, ku Anwar Muhamed 35 vjeç banues në Swar, është arresutar në flagrancë nga policia në aksin Shkodër-Hani i Hotit, bashkë me 6 shtetas të huaj, për të cilët dyshohet se do i kalonte drejt Malit të Zi kundrejt pagesës. Ata kishin si destinacion final vendet e BE-së.

KT/Shqiptarja.com