Arrestohet shpërndarësi i kanabisit në Korçë, në banesë i gjendet automatik dhe municion luftarak! Nën hetim një person (EMRI)

31 Mars 2023, 15:57

Policia e Korçës ka arrestuar një person i cili shiste kanabis në rrugët e qytetit. Pas kontrollit të bërë në banesën e tij, iu gjetën edhe 1 armë zjarri automatik, 1 krehër, municion luftarak, pjesë arme dhe 55 doza të lëndës narkotike kanabis të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.