ARRSH aksion për mbylljen e hyrje-daljeve të rrezikshme në aksin Tiranë Durrës, bizneset kundërshtojnë: Kemi aplikuar për leje, këta vijnë fshehurazi! Po na shkatërrojnë

1 Dhjetor 2021, 12:17 | Përditesimi i fundit: 2021-12-01 18:34:08

Bizneset në aksin Tiranë-Durrës kanë kundërshtuar sot aksionin e Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) për mbylljen e hyrje-daljeve të rrezikshme. Pronarët e bizneseve në anë të rrugës shprehen se kanë aplikuar për leje dhe se i është komunikuar se duhet të presin, teksa theksojnë se ndërhyrja sot e ARRSH ishte e pa lajmëruar.