Arsenal shpërdoron në 'Anfield', Liverpool-i i Kloop i bën nder City-t të Guardiolës! C. Palace shpërtallon Leeds-in

9 Prill 2023, 21:01

Arsenal nuk ka mundur të fitojë në superpërballjen e javës në Premier League kundër Liverpool edhe pse ‘topçinjtë’ kryesues të kampionatit në një moment udhëhiqnin me dy gola. Në ‘Anfield’ të besuarit e Mikel Artetas do kalonin shumë shpejt në avantazh, pasi në minutën e 8 Martinelli zhbllokoi shifrat, duke dhënë idenë e një ndeshje që do i përkiste londinezëve.

Kjo përshtypje u thellua akoma më shumë në minutën e 28 kur Gabirle Jesus dyfishoi me kokë, mirëpo nga ky moment Arsenali filloi të lëshonte terren. Pas ritmit të shtuar Liveprool arriti të shkurtonte diferencat në fundin e pjesës së parë, ndërsa ishte po egjiptiani ai i cili në fillimin e pjesës së dytë do të gabonte një penallti.