Arti Pamor, çelet ekspozita me mozaikë në Shkodër! Artisti Myftar Cubi prezanton 50 punimet e realizuara me gurë zalli

18 Qershor 2021, 15:59

Mozaiku i Myftar Cubit është pritur me interes nga artdashësit shkodranë. Ekspozita e artistit nga Tirana por me origjinë nga Malësia e Madhe ështëçelur në galerinë e arteve në Shkodër, me 50 punime realizuar me gurë zalli. Artisti shumë i emocionuar ka folur pikërisht per kete zhanër të rrallë.

“Dashuria për Artin ka lindur bashkë me mua dhe mozaikun unë e kam brenda shpirtit shumë herët qysh në vitin e parë të shkollës së mesme, në Liceun Artistik, kur kam bërë praktikën artistike, me realizime punimesh me kashtë. E dyta e kam zhvilluar pastaj pas mbarimit të Akademisë së Arteve, në pikturën monumentale, ku është moziku, afresku etj. Ky lloj mozaiku ka qenë gjetje për mua dhe nuk besoj se do t’i ndahem sa të kem frymë. E kam dashuruar dhe besoj se jam i vetëm në këtë zhaner”, tha artisti Cubi.