Në Kalanë e Tiranës u çel mbrëmjen e së hënës ekspozita Hapësira që na rrethon, "Arti përmes vështrimit të të rinjve". Ky projekt, është kuruar nga Artan Shabani, i mbështetur nga Instituti i Politikave të Qëndrueshme dhe Ministria e Kulturës. Isida Sinjari, presidente e organizatës Instituti i Politikave të Qëndrueshme, rrëfen motivin e mbështetjes së këtij projekti artistik. Në këtë ekspozitë kanë marrë pjesë 10 artistë të rinj: Benard Lekgegaj, Ajet Halili, Albi Yzo, Entela Ahmetliaj, Ardit Boriçi, Erolda Çela, Denis Golgota, Joan Kapo, Edjola Mavriqi dhe Ersa Kana. Këto vepra janë realizuar dhe riinterpretuar nga vetë artistët pas mbajtjes pezull, për shkak të pandemisë Covid-19, për më shumë se një vit të prekjeve fizike, puthjeve, përqafimeve dhe përkëdheljeve. Kuratori Artan Shabani thotë se ndarja dhe largësia e detyruar ka qenë mbytëse veçanërisht për artistët. Pas kësaj ndërprerjeje, iu vjen natyrshëm të gjithëve të kërkojnë jetën e përditshme dhe frymëmarrjen e munguar Arti dialogon me një bashkësi njerëzish, që nxisin aftësinë për të menduar në mënyrë kritike dhe çmontojnë logjikat më konvencionale, thotë kuratori Artan Shabani. 10 artistë të talentuar me veprat e tyre, konform tematikës “Hapësira që na rrethon”, kërkojnë imazhet jetësore në hapësirën tonë të kujtesës dhe atë fizike. Ndalojmë tek një tors gruaje, skulpturë e punuar në metal e cila në lojën e marrëdhënieve me hapësirën shfaqet herë e dukshme në nuditetin e vet, herë abstrakte. Është vepra e artistit Benard Lekgegaj Kjo vepër, dhe jo vetëm kjo, rrëfen qartë përkorë konceptit kuratorial të Artan Shabanit sesi një krijim artistik lind si zëvendësues i realitetit. Artistët pjesëmarrës me veprat e tyre shprehin jo vetëm fizionominë e realitetit, por në veçanti edhe frymëzimin emocional, si kjo “kujtesë” e një preludi intim të artistit Ardit Boriçi që shkon shumë më përtej realitetit. Përgjigjet që mund t’i kërkosh artistit për veprën “Kujtesa” i gjen spontanisht kur je përballë tablosë. Artistët theksojnë nevojën dhe rëndësinë e rikuperimit të bashkimit njerëzor pas rënies së rrezikut të pandemisë. Ndërkohë artistët e jetojnë dhe përjetojnë imazhin fizik. Ata nxiten që të kërkojnë vizione, duke i parë nga dritarja e syve, jo nga lartësitë por aty nga toka, nga rrugët ku ecin përditë. Është kjo mbikëqyrje spontane që ka afruar këtë koncept të përngjitjes së detajeve në veprën “Atlasi”. Artisti i ri Albi Yzo ka një dritare nga ku vështron, ndërkohë aspak romantike, thjesht bashkëkohore. Mbikëqyrja e këtyre detajeve të sjella në tablo portretizon dhe njeriun dhe vete hapësirën rreth tij. Realitete të jetuara, dëshira të forta për të nxjerrë në pah pikën më të fortë të krijimtarisë së tyre. Artistja Eralda Çela ka një sintalacion që surprizon. Ajo është aty në harmoni me temën e ekspozitës “Hapësira që na rrethon” dhe njëkohësisht e veçuar dhe origjinale në stil. Artisti Ajet Halili përcjellë një mesazh me pikënisje veprën e tij “Qytet pa makina” Kjo ekspozitë propozohet përmes një formati të kryqëzuar, në internet dhe në një hapësirë ekspozite në Tiranë, duke mbledhur bashkë dhjetë veprat e realizuara nga artistët e ftuar. Për kuratorin e kësja espozite këto ngjarje janë shenja të një ndryshimi të thellë në konceptin e përdorimit të artit nga një audiencë, që nuk mund ta quajmë më “vizitor”.
Arti përmes syrit të 10 artistëve të rinj në Kalanë e Tiranës
13 Qershor 2021, 21:56 | Përditesimi i fundit: 2021-06-13 21:59:47
13 Qershor 2021, 21:56
Video të tjera
-
Ish-depo e ushtrisë në Belsh transformohet në galerinë ‘Dy Botët’, ideatori Helidon Haliti: Një muze arti dhe një destinacion më shumë për turistët
4 Maj, 20:53 -
Turizmi historik në rritje, Apolonia pret mbi 330 turistë në ditë! Drejtoresha e Parkut: Ekspozohen mozaikët e vilave romake
4 Maj, 18:40 -
Aktivitetet e Javës Kulturore Evropiane nisin nga Shkodra, koncert i veçantë nga muzikantë me aftësi ndryshe
4 Maj, 17:28 -
Java e Europës, muzikë, panair e filma në Shirokë! Teatrot me shfaqje në Tiranë e rrethe! 'Shhh...mbaje sekret’, te ‘Tonin Harapi’ Klaudia Hila!
4 Maj, 12:07 -
‘Rozafati’, shfaqja teatrale e fëmijëve në Lezhë
3 Maj, 21:55 -
Luftoi për çlirimin, diktatura e pushkatoi, ‘Mirënjohje’, çamit Teme Sejko, i biri: Isha 12 vjeç, dëgjova ulërimën e mamasë, nuk kuptonim se ç’po ndodhte!
3 Maj, 16:25 -
Festivali i Video Arkivës Shqiptare te ‘Maks Velo’ në Laprakë! ‘Mishi i egër’ i Stefanovskit në Teatrin Kombëtar! ‘Si dikur’, në Opera Baboçi, Gjyzeli e Cane!
3 Maj, 14:08 -
Në sheshin ‘Skënderbej’ Kolë dhe Beatriçe, dy shkodranët që sjellin muzikën e traditës në kohë! U bashkohet Redi Hasa: Më thërret tabani, e kam në gjak!
2 Maj, 20:17 -
Ish-kamp burgu i Spaçit, debati në prezantimin e Planit të Menaxhimit: Pse Muzeu në autostradë?! Hartuesit: Kështu ndodh edhe jashtë shtetit!
2 Maj, 16:53 -
Këngëtarja e muzikës popullore, Liri Rasha ndez sallën, me koncertin recital në Lezhë
2 Maj, 13:56 -
I ‘u vendos emri i Vaçe Zelës, ‘Kinoteatri’ i Lushnjes drejt rikonstruksionit. Nipi i ish-kryeministrit Mustafa Kruja: Ana ‘e panjohur’ e artistes myzeqare
1 Maj, 16:15 -
Nisin sot në sheshin ‘Skënderbej’ Javët Kulturore! Tek ‘Eksperimentali’ rikthehet ‘Amerikani'! Ekspozita e Pllanas ‘Cut me to pieces’ e kuruar nga Ajola Xoxa te ‘NAAN’!
1 Maj, 11:59 -
Nga Çlirimi në diktaturë/ Milo: Komunizmi s’është produkt i aktit historik të shqiptarëve që u rreshtuan në Luftën Antifashiste. Bashkimi me Kosovën? Kaba: Shanset inekzistente!
30 Prill, 16:41 -
Dy koncerte dhe shfaqje tek 'Artet'! Buron Kaceli, bisedë në GAT! West Side Family dhe Enkel Demi tek 'Agimi'! Riza ‘sjell’ Poradecin në Qendrën e Librit!
30 Prill, 10:46 -
‘Dritë – Gjon Mili’, sot në COD! Merita Rexha dhe Lirika Pula, koncert duo në piano tek ‘Artet’! Nesër ndahen çmimet e ‘ TK Rin Art 2024’
29 Prill, 18:57 -
‘Këngët e atdheut tim’, mbrëmje gala me krijimtarinë e Lefter Çipës/ Irini Qirjako: E adhuroja, shënjoi karrierën time! E bija: Amaneti i tij, sot telefoni im i hapur
29 Prill, 16:10 -
Kjo është logoja fituese për 80-vjetorin e Çlirimit të Atdheut
29 Prill, 15:02 -
'The Guardian': Historia e Shqipërisë pas ‘perdes së hekurt’ zbulohet në muzetë Bunk’Art 1 dhe Bunk’Art 2
29 Prill, 13:03 -
‘Shtojzovallet’/ Për herë të parë në Lezhë festivali i Dancit, mbledh kërcimtarë të vegjël nga e gjithë Shqipëria dhe Kosova
28 Prill, 18:29 -
“Swing marathone”, adhuruesit e Jazz-it bëhen bashkë në Shkodër me një performancë të jashtëzakonshme
28 Prill, 13:50