Artistët e Cirkut ‘shkundin shpirtrat’ me premierën e re, mbajnë gjallë traditën

15 Janar, 15:32

U mbajt këtë fundjavë në “çatinë” e re të Cirkut pranë Komunës së Parisit, shfaqja premierë “ShakeSpirit”. Artistët dhuruan një sërë numrash të larmishëm që u mirëpritën nga publiku, duke rikujtuar edhe njëherë dëshirën për të mbajtur gjallë këtë formë të neglizhuar të artit