Artisti pogradecar sjell 15 piktorë botërorë në ekspozitë! Kafkat e Da Vinçit dhe Picasos në ekspozitë pirografike

28 Dhjetor 2021, 21:06

Kafkat e skeletet e 15 emrave të mëdhenj të pikturës në botë mes tyre Leondardo Da Vinçin, Monet etj janë rijetëzuar në ekspozitën pirografike në Galerinë e Arteve në Pogradec. Punë e artistit 22-vjeçar, Andi Mitllari tregon që frymëzimi i tij nisi nga piktori surrealist spanjoll Salvador Dali.