Artisti Stefan Taçi, kujton kohën kur Kinostudio prodhonte filma të animuar (25 janar 2023)

25 Janar 2023, 20:20

Artisti Stefan Taçi në një rrëfim për jetën dhe karrierën Piktor,skulptor dhe regjisor i filmit të animuar ai ndau disa kujtime dhe eksperienca të viteve ndër vite. Ishte koha kur mendonte se e ardhmja e tij do ta lidhte pashmangshmërisht me pikturën,por ndodhi që ai ishte i magjepsur prej shumë formave të artit prej të cilave nuk u shkëput kurrë. Ka kaluar paralelisht sa tek piktura e skulptura dhe njëherësh tek regjia e filmave të animuar. Këto të fundit një pjesë e rëndësishme dhe themelore e karrierës së tij si artist. Rrugëtimi i tij në Kinostudio nisi në vitin 1988,aty ku kujton fillimet me filmin e animuar,faktin që ishte i pari që eksperimentoi me plastelinën tek animimi dhe ishte një qasje e suksesshme. Një katalog për “Rrugicën e Tiranës” me pikturat e tij është një mënyrë për të ruajtur kujtesën e kohës “Të jetosh në Shqipëri si artist i lirë është shumë e vwshtirë”- thotë ai,ndërsa thekson se artisti ka nevojë të jetë në kontakt me publikun e tij përmes krijimeve .