“As Enveri nuk vrau në bulevard!” Braçe ngre tonet në Frontline: Berisha pengoi drejtësinë

13 Mars, 07:23

"Sot u thye muri që nuk lejonte hetimin e 21 janarit." Deputeti socialist Erion Braçe tha në emisionin Frontline në Report Tv, se kalimi i dosjes së 21 janarit në SPAK është hapi i parë për drejtësi. Ai kërkoi që të zbardhen rolet që nga Berisha e deri te pushkatarët që vranë 4 persona pa faj, ndërsa akuzoi shtetin e asaj kohe për dëmtim provash e pengim drejtësie.